Vllaznia vetëm dalje asnjë hyrje në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Deri më tani nga Vllaznia janë larguar dy lojtarë, Vajcer e Yll Hoxha, por në Shkodër pritet të ketë sërish të tjera lëvizje.

Sipas “Star Plus Tv”, Bicaj ka një ofertë nga jashtë vendit, ndërsa për Krymin e Çinarin ka një pëlqim nga Partizani.

Burime ekskluzive për minuta90.com bëjnë me dije se edhe Kukësi ka ofruar 30 mijë euro për Krymin.

Lojtari që shihet më larg shkodranëve është Brunild Pepa, i cili nuk ka bindur deri më tani.

Sa i takon afrimeve, mundësia më e madhe është që në Shkodër të rikthehet Ansi Nika, që aktualisht është pjesë e Tiranës, por nuk po gjen hapësira tek bardheblutë dhe mund ti bashkohet Vllaznisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.