Vllaznia, vjen largimi i parë nga shkodranët

0
SHPËRNDAJE

Andrija Dragojevic gjatë një ndeshje kundër Skënderbeut
Andrija Dragojevic gjatë një ndeshje kundër Skënderbeut

Superiorja/ Pas mbylljes së sezonit në Superiore, tashmë kanë filluar të vijnë edhe “firot” e para tek skuadra e Vllaznisë.

Mësohet se nga ekipi shkodran është larguar portieri Andrija Dragojevic, i cili ishte titullar pothuajse gjatë gjithë sezonit me fanellën kuqeblu.

Malazezi e humbi vendin e titullarit pas ndeshjes me Laçin në fazën e katërt ku gaboi në 2 nga 3 golat e pësuara nga shkodranët në atë ndeshje, duke u paragjykuar jo pak.

Tashmë ai i ka dhënë fund aventurës së tij tek Vllaznia, teksa dha edhe kontributin e tij në realizimin e objektivit për këtë sezon që ishte mbijetesa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.