Vllaznia, vjen për provë edhe një mbrojtës boshnjak

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tek skuadra e Vllaznisë ka mbërritur një tjetër futbollist në provë. Këtë herë bëhet fjalë për një boshnjak, Amer Dupovaç.

Ai ka zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë dhe do të provohet në miqësoren e nesërme kundër Kastriotit. Dupovaç mësohet se luan si qendërmbrojtës, pozicion në të cilin ekipi shkodran ka shumë nevojë për një lojtar cilësor.

Ende nuk është shumë e qartë se cila është forma e tij dhe vlerat që disponon megjithatë do të jetë trajneri Armando Cungu dhe stafi i tij që do të vendosin edhe për këtë futbollist ashtu si dhe për të tjerët që janë provuar deri më tani. Tek skuadra e Vllaznisë kanë ardhur shumë futbollistë deri më tani por asnjëri nuk ka kaluar testet dhe kësisoj tashmë sytë janë fokusuar tek lojtari i sapoardhur. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU