Vllaznia zyrtarizon Lushtakun, prezantohet libanezi: Këtu fitoj…Kombëtaren

0
SHPËRNDAJE
Loading...

vll
Mohamad Kdouh

Vllaznia duket se po mundohet të ndërtojë një skuadër “multinacionale”. Sot, kuqeblutë kanë prezantuar sulmuesin libanez Mohamad Kdouh, i cili është blerja e tetë e ekipit shkodran në këtë merkato të verës. Firma në kontratë ishte hedhur që ditën e premte, por Kdouh është prezantuar gjate ditës së sotme si lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë.
Në prezantimin e tij, Kdouh është shprehur i kënaqur për firmosjen e kontratës dhe është i bindur se do të ambjentohet shumë shpejt me skuadrën. Me aktivizimin te ekipi i Vllaznisë, ai kërkon të fitojë një vend në kombëtaren e Libanit. “Unë jam shumë i kënaqur që kam firmosur një kontratë me ekipin e Vllaznisë. Besoj se do të ambjentohem shumë shpejt me skuadrën, edhe pse këtu në Shqipëri futbolli është më i shpejt se atje ku jam aktivizuar. Kam parë shumë lojtarë të rinj në ekip që duan të tregojnë vlerat e tyre dhe kështu jam edhe unë, pasi me aktivizimin tim te ekipi i Vllaznisë dua të rifitoj një vend në kombëtare. Do të jap maksimumin për Vllazninë”, përfundoi Kdouh. Ndërkohë që klubi ka zyrtarizuar edhe marrëveshjen me Kreshnik Lushtakun, i cili do të prezantohet nesër para mediave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.