Vlonjatët shkojnë në Lezhë për përmbysjen e madhe

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa Shqipërisë vazhdon të mbetet objekitivi madhor i Flamurtarit në këtë sezon, por pas ndeshjes së parë cerekfinale ndaj Besëlidhjes në Vlorë, shanset e kuqezinjëve për tu kualifikuar në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni janë pakësuar ndjeshëm.

Te Flamurtari kërkojnë të fitojnë Kupën për të shpëtuar sezonin dhe për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Europa League, por ky mision është ndërlikuar jo pak. Vlonjatët e Gentian Mezanit gabuan totalisht në sfidën e parë duke nënvlerësuar Besëlidhjen që edhe pse luan në Kategorinë e Parë, ka në skuadër lojtarë cilësore dhe pasi tronditi Partizanin duke e eliminuar nga Kupa bëri surprizën edhe në Vlorë me atë fitore 1-2. Gjithsesi Besëlidhja ia dha një shans Flamurtarit për të shpresuar deri në fund sespse ajo penallti e humbur nga Dritan Smajli dhe ai autogol i i realizuar nga kapiteni i lezhjanëve në pjesën e dytë të ndeshjes, la gjithcka të hapur. Flamurtari i ka mundësitë për të tentuar një fitore me dy gola diferencë në Lezhë ose një sukses me shifrat 1-2 apo 2-3, pasi ka në skuadër shumë futbollistë cilësorë të aftë për të ndryshuar fatin e një ndeshjeje në pak minuta.

Presidenca vlonjate i ka vendosur një ultimatum skuadrës duke i kërkuar me cdo kusht kualifikimin pasi në rast të kundërt do të meren masa ndaj futbollistëve, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjja që do të japin në fushë Bruno Telushi me shokë. Besëlidhja në krahun tjetër është shumë pranë gjysmëfinaleve dhe ëndërron të shkojë sa më larg në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë. Nga lezhjanët e pësoi, Partizani dhe tashmë të njëjtin fat mund të ketë edhe Flamurtari. Me dy lojtarë shumë të talentuar si Camara dhe Sidibe, por edhe me futbollistë me eksperiencë si Marashi, Sykaj, Semina e Smajli, skuadra e trajnerit Alban Bruka është surpriza më e bukur e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë objektivi i Besëlidhjes të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë ndaj Flamurtarit për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.