Flamurtari ndihmon Kukësin, i jep portierin Xhelilaj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

333618_1929542809715_1755077358_o
As Stazhilla, as Lika. I pari mbaron huazimin dhe i duhet të rikthehet te Sherif Tiraspol e Moldavisë ndërsa Ilion Lika vazhdon të vuajë pezullimin nga Komisioni i Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të ashtuquajturën “influencim në rezultat”. Ky pezullimin mbahet parasysh edhe nga UEFA duke mos i lejuar federimin përkates ish-gardianit të Kombëtares.

Duke parë situaten e papritur emergjente te ekipi kuksian në prag të ndeshjes së rëndësishme për Europa League ndaj Legia të Varshavës, është rënë dakord me klubin vlonjat për afrimin e Klodian Xhelilajt nga Flamurtari, i cili do të mbrojë portën e Kukësit në ndeshjen e kthimit. Kujtojmë që edhe në takimin e parë ndaj Legias do të jetë portieri moldav Dimitri Stazhilla.

Me federimin e portierit Xhelilaj eshte “djegur” edhe braziliani Lima i cili mendohej të zinte boshllëkun e lënë nga largimi i Pejiç, pasi UEFA pranon vetëm një lojtar shtesë për tu federuar në këtë raund. Kështu duket se paqartësitë dhe llogaritjet e nxituara janë rregulluar, të paktën për momentin.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.