Vojvodina “poker” Sampdorias, italianët të turpshëm (video)

0
SHPËRNDAJE

FOTO IPP/MASSIMO RANA TORINO 30-07-2015 PRELIMINARI DI EUROPA LEAGUE 2015/2016 SAMPDORIA- VOJVODINA NELLA FOTO eder citadin

Të enjten në mbrëmje u luajt sfida e turit të tretë të Europa League midis serbëve të Vojvodinës dhe italianëve të Sampdorias. Italianët arritën të siguronin kualifikimin në Europa League vetëm pas skualifikimit të Genoas dhe mesa duket verdikti i kampionatit ka qenë ai i duhuri, më saktë që Sampdoria nuk e meritonte Europën. Është një natë e errët për italianët të cilët ndëshkohen që në minutën e 4-të nga Ivanic. Sampdoria reagon shumë vonë dhe tentativat janë shumë konfuze pasi vetëm në pak raste arrijnë të vendosin në vështirësi serbët. Me fillimin e pjesës së dytë kur pritej reagimi i italianëve, Vojvodina shënon golin e dytë në minutën e 49-të dhe të tretin në të 58-tën. Qershia mbi tortë vjen në minutën e 91 me Ozegovic i cili shënon golin e 4t për miqtë dhe vulos rezultatin përfundimtar në 0-4. Rezultat ky i turpshëm jo vetëm për Sampdorian por edhe për futbollin Italian, i cili ka humbur vendin e 4t në Champions pikërisht prej këtyre paraqitjeve të dobëta të skuadrave në Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.