Voltana Ademi: Jemi të hapur për investitorë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Pas shumë lajmesh e shumë spekulimesh mbi të ardhmen e Vllaznisë, tashmë ka folur edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj.Voltana Ademi, njëherësh edhe presidentja aktuale e klubit të Vllaznisë. Në fjalën e saj ajo u shpreh se është e gatshme të nisë bashkëpunimin me cilindo që është i gatshëm të investojë tek ekipi shkodran. Kryetarja e re e bashkisë foli qartë, kur u shpreh se është në pritje të investitorëve të rinj në ekip, në mënyrë që t’a ngrejë sërisht lartë emrin e Vllaznisë dhe të ndërtohet një ekip pretendent.

Voltana Ademi
Voltana Ademi

Voltana Ademi nuk përmendi asnjë emër të mundshëm të ndonjë investitori, por i hap rrugë sponsorëve të rinj në ekip. Në këtë mënyrë i hapet edhe rruga presidentin aktual të Kukësit, Safet Gjici, i cili prej disa ditësh ka shprehur interes për klubin shkodran.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.