Vrapi: Kishim ardhur për rezultat pozitiv, tashmë të synojmë vendin e katërt

0
SHPËRNDAJE
loading...

Pasi më parë e kishte mundur ish-ekipin e tij me fanellën e Partizanit, mbrëmjen e sotme, mbrojtësi Endri Vrapi ka marrë një tjetër revansh ndaj Tiranës me bluzën kuqeblu të Vllaznisë. Vrapi nuk e fsheh aspak objektivin fillestar të shkodranëve në këtë sfidë, që edhe barazimin e konsideronin një rezultat pozitiv, ndërkohë që falë lojës së mirë u shpërblyen me një fitore të çmuar që i fut kuqeblutë në garën për vendin e katërt, pasi mbijetesën e konsiderojnë praktikisht të siguruar.

“Besoj se u pa që në fillim fakti që në Tiranë kishim ardhur për rezultat pozitiv, përfshirë këtu edhe barazimin. Pjesën e parë e nisëm shumë mirë, por ritmi u ul më pas, duke marrë parasysh edhe faktin që edhe barazimi ishte pjesë e objektivave tona.

Pjesa e dytë ishte diçka krejt ndryshe, arritëm të shënonim dy herë dhe të fitonim ndeshjen. Një fitore shumë e vlefshme, sidomos tani që përballemi me një kalendar të vështirë.

Gjithsesi në pozitat që ndodhemi, kur mendoj se kemi siguruar në masën 80% mbijetesën, pse të mos synojmë edhe vendin e katërt, për aq kohë sa e pretendon edhe Luftëtari”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë, Endri Vrapi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.