Vuajti nga kanceri, Abidal: Kur u sëmura, Mesi më tha të mos çoja video

0
SHPËRNDAJE

Erik Abidal kujton edhe një herë kohën kur iu desh të përballej me vdekjen. Ish-mbrojtësi i Barcelonës që vuajti nga kanceri tregon në një intervistë për “Canal +” vuajtjet që ka përjetuar dhe mbështetjen që pati nga shokët e skuadrës.

“Nuk dua t’ia uroj asnjë njeriu atë që kalova unë. Kuptova që isha shumë keq dhe u lumturova kur doktori më tha që do të bëhesha operacion.

Pas disa kohësh i dërgova një video në grupin e lojtarëve të Barcelonës për t’i falënderuar për mbështetjen. Por Mesi më tha të mos dërgoja me video të tilla sepse i bëja të ndiheshin keq. Henri?

Kur erdhi të më takonte, kam qarë si fëmijë. Nuk doja kurrë që të më shikonte në atë gjendje, por në fakt kisha shumë dëshirë ta përqafoja”, tregon Abidal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU