Vuan Barcelona, por “Copa Del Rey” bëhet pronë e saj

0
SHPËRNDAJE

imageNuk ka surpriza. Barcelona arrin të fitojë për të dytën herë rradhazi Kupën e Mbretit në Spanjë teksa mposhti jo pa shumë vështirësi Sevillan në finale me rezultatin e pastër 2-0. Një ndeshje tepër e luftuar ku nuk munguan as kartonët e kuq, një Barçën dhe dy për Sevillan.

Katalanasit në kërë përballje kanë qenë më në vështirësi se kurrë teksa kanë luajtur me një lojtar më pak qysh nga minuta e 36′ kur Mascherano u ndëshkua me karton të kuq. Koha e rregullt e lojës do të mbyllej me shifrat 0-0, teksa në minutën e 92′ Ever Banega do të barazonte forcat në fushë pasi u ndëshkua edhe ai me karton të kuq.

Në dy pjesët shtesë prej 15 minutash, skuadra e Luis Enriques tregoi supermacinë e saj teksa shënoi dy herë me anë të Alba në minutën e 97′ dhe Neymar në minutën e 120′, teksa ishte Messi ai që dha dy asistet për gola. Një triumf i vuajtur ky, por tepër i merituar nga katalanasit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.