Vucaj mes Tiranës dhe Polonisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se telenovela me emrin Erjon Vucaj do të zgjasë shumë në këtë merkato. Mesfushori shkodran është thuajse i larguar nga Flamurtari, dhe tashmë duket se po mendon për të ardhmen e tij. Prej kohësh flitet për një kalim të mundshëm të tij në kampionatin polak, por Vucaj është shorehur se ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë apo jo ofertën e polakëve. Duke parë këtë situatë, ata që mundohen të përfitojnë jane baerdheblutë e Tiranës. Trajneri Shkëlqim Muça e ka kërkuar në ekip lojtarin nëse kjo gjë do të ishte e mundur. Shkodrani është një lojtar cilësor, dhe çdo trajner do të kishte nevojë për të në ekip.Vucaj tashmë ndodhet në një situatë ku duhet të zgjedhë nëse do të transferohet në Poloni, apo do të kalojë tek Tirana.
image
Një tjetër opsion për mesfushorin shtatshkurtër eshtë edhe rikthimi në “shtëpi” tek Laçi, ekip me të cilin u bë i njohur, dhe ku së fundmi ishte pjesë e ekipit për Europa League, ku kurbinasit u eleminuan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.