Vucaj: Do ta korigjojmë shënjestrën sot në Baku

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Erjon Vucaj njihet si një nga pikat më të forta të skuadrës laciane, edhe pse tashmë ka një vit që është larguar për tu rikthyer sërish në kupat e Europës. Në një intervist enkas për minuta90.com, fantazisti flet për ndeshjen e sotme ndaj Inter Baku, transfertës së mundshme në Poloni. Por edhe ndjen keqardhje se ekipi i tij ka qenë i pa fat në ndeshjen e parë. Rastet e shumta të humbura përpara portës kundërshtare në aktin e parë me sa duket kanë imponuar trajnerin Armando Cungu, që të punoj më shumë me lojtarët e tij në zonën e rreptësisë. Për të mësuar më shumë rreth tij ju ftojmë të lexoni intervistën në vijim.

Erjon Vucaj

– Erjon si duket atmosfera në ekip përpara ndeshjes ndaj Inter Baku?

– Edhe pse në ndeshjen e parë me lojën që zhvilluam, rezultati mendoj duhet të ishte ndryshe, por futbolli kështu është. Ndoshta në letër nuk jemi favoritë, por duke parë gjëndjen e ekipit besojmë se kualifikimi është më afër ekipit tonë.

– Keni marrë masat mos bëni të njëjtat gabime si në ndeshjen e parë, pra mos humbisni ato raste përpara porte?

– Në ndeshjen e parë besoj na mungoj dhe fati. Ekipi është 100% i përqendruar te ndeshja. Sa për këtë gjë, ne kemi punuar edhe gjatë javës në zonen afër portës, që të mos gabojmë dhe në ndeshjen e sotme.

– Si duket klima atje, keni probleme temperaturash?

– Besoj nuk ka ndonjë ndryshim nga Shqipëria, d.m.th ndonjë ndryshim të madh që të mund të na dëmtojë gjatë ndeshjes.

– Në fund na fol pak për të ardhmen tënde, Poloni, Vlorë apo Lac?

– Si fillim dua të mbaroj këtë ndeshje, e më pas do të shikoj se çfarë do të bëj me të ardhmen time. Me ekipin polak tratativat janë ende të hapura, pasi edhe ekipi është i gatshëm për shërbimet e mia, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Tani është çdo gjë në dorën time.

– Mund të jetë pengesë kontrata në Vlorë?

– Përsa i përket kontratës me Flamurtarin, ne kemi një klauzolë që për jashtë vëndit unë jam një lojtar i lirë. Kjo gjë nuk përbën asnjë pengesë për mua.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.