Vullnet Basha, goli shqiptar në Spanjë

0
SHPËRNDAJE

Vullnet Basha
Vullnet Basha

Legjionarët/ Vullnet Basha vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në futbollin spanjoll teksa po luan rregullisht tek skuadra e Ponferradinës. Mesfushori ka qenë protagonist kryesor në fitoren që skuadra e tij arriti të marrë në “shtëpi”. Basha, titullar i padiskutueshëm ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në fitoren që Ponferradina arriti me rezultatin 1-0 ndaj Numancias. Në minutën e 75′ të sfidës, vëllai i Migjen Bashës, Vullneti zhbllokoi shifrat duke shënuar golin me vlerë 3 pikësh. Me këtë fitore skuadra e tij largohet disi nga zona e ftohtë në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.