Wenger kërkon “qershinë mbi tortë” për sulmin e Arsenal

0
SHPËRNDAJE

benzemaArsene Wenger është ende në kërkim të një qendërsulmuesi klasi i cili do të ishte në gjendje ti garantonte topçinjve gola dhe trofe. Olivier Giroud nuk ka arritur të bindi asnjëherë dhe nuk është nga ata sulmues që të sigurojnë një sasi të konsiderueshme golash gjatë një sezoni. Pikërisht për këtë arsye, trajneri francez i Arsenal po mendon të afrojë Karim Benzema për të kompletuar sulmin e Arsenalit të tij. Sipas Daily Star, Wenger është gati ti ofrojë Realit të Madridit 63 milionë euro për të pasur nën urdhrat e tij sulmuesin e galaktikëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.