Witsel, Milan dhe Zenit diskutojnë mbi formulën e transferimit

0
SHPËRNDAJE

Axel Witsel24 orë kohë të mbetura nga fundi i merkatos verore, orë të cilat mund të jenë vendimtare për merkaton e Milanit që pas paraqitjes së dobët ndaj Empolit është në kërkim të një mesfushori. Emri që ëndërrojnë tifozët e Milanit dhe që ka shënjestruar Galliani është belgu i Zenit, Axel Witsel. Dy klubet po bisedojnë dhe janë në kërkim të formulës së duhur për transferimin e mesfushorit në Milano. Zenit dëshiron një huazim me detyrim blerjeje ndërsa Milani do të preferonte një huazim me të drejtë blerjeje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.