Wolfsburg i vë kushte Interit për Perisić

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Inter vazhdon të këmbëngulë për transferimin e kroatit Ivan Perisić, por duket se gjërat janë komplikuar disi. Lojtari është nxjerrë në merkato nga ana e Wolfsburg, por zikaltërit nuk duken të gatshëm për të plotësuar kushtet e gjermanëve. Ekipi i Wolfsburg kërkon që shuma për transferimin e lojtarit të paguhet menjëherë, por nga ana e tyre drejtuesit e Interit duan që t’a marrin lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
image
Diçka e tillë duket se është refuzuar nga ana e drejtuesve të ekipit gjerman, të cilët duan që për lojtarin të paguhet e plotë shifra e transferimit. Presidenti Thohir mendon të rrisë ofertën por jo të ndryshojë formulën e transferimit, por nuk dihet nëse do të bindë Wolfsburgun apo jo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.