Xabi Alonso drejt largimit nga Bajern Mynih?

0
SHPËRNDAJE

bayXabi Alonso shpreh dyshimet e tij në lidhje me të ardhmen te Bajern Mynih, aty ku i rrezikohet vendi edhe nga ardhja e Vidal. Spanjolli erdhi te kampionët e Gjermanisë gjatë verës 2014, duke u bërë një nga elementët kyç për kampionët e Gjermanisë. Kontrata e tij skadon në qershor 2016, por ende nuk është marrë asnjë vendim se çfarë do të bëhet më tej. “Të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është koha për të diskutuar mbi këtë temë”, ka deklaruar Xabi, teksa ka prekur edhe largimin e Bastian Schëeinsteiger te Manchester United: “Vërtet ka qenë shumë i rëndësishëm për Bajernin në 10 vitet e kaluara, por vendosi të largohet. Ishte zgjedhja e tij, prandaj s’më mbetet veçse t’i uroj gjithë të mirat”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.