Xabi Alonso, Pep dhe Ancelotti

0
SHPËRNDAJE

Është në korsinë për të fituar gjithcka Bayern i këtij sezoni, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve ndaj Juventus. Por pavarësisht fundit të mirë apo të keq, e ardhmja e Guardiolës dihet. Në verë ai do të ulet në stolin e Manchester City.

2896192

Sipas njërit prej mesfushorëve të Bayern Munchen, pikërisht Xabi Alonso, pavarësisht se disa tifozë e kanë kontestuar trajnerin për lamtumirën përpara kohe, skuadra nuk po pëson goditje nga ky fakt.

hi-res-55299af5b95acaff4409c60f6fdc0324_crop_north

“Askush s’po mendon për sezonin që vjen, jemi të përqendruar tek aktuali sepse na presin sfida të forta dhe do të kemi mundësi të përshëndetemi me Pep si ai e meriton. Ai pëlqen që skuadra të zotërojë gjithnjë topin, ta kemi ne gjithnjë ndeshjen në kontroll dhe drejtim.

Mendon se është e vetmja mënyrë për të fituar, pra që të krijojmë më shumë raste dhe të pësojmë më pak gjuajtje në portën tonë. Këtu ka krijuar një stil të qartë dhe shumë kanë mësuar nga ai. Jemi përmirësuar shumë në këto drejtime dhe do të na shërbejë edhe për të ardhmen.” – shprehet Alonso.

xabi-alonso-bayern-munich

Por Guardiola do të zëvëndësohet nga Carlo Ancelotti, të cilin Alonso e njeh shumë mirë, kështu që ia di edhe cilësitë trajnerit që e ka drejtuar më parë tek Real Madrid:

“Ancelotti është dinak dhe nuk ka vetëm një stil loje. Ai di gjithnjë të përshtatet me situatat.  Ka qenë në Itali, Angli, Spanjë dhe tani ka ardhur në Gjermani, ndaj s’do të jetë një problem për të.

Vetë CV-ja flet për të. Ka qenë gjithnjë në klubet më të mira dhe ka krijuar marëdhënie korrekte me të gjithë. Gjithsesi, ai është fitues. Por më mirë do të flasim vitin tjetër për këtë, tani preferoj të flas për sezonin aktual sepse kemi shumë për të dhënë.”

Xabi_Alonso_saluda_Ancelotti_entrenamiento

Ndërkohë që ka njerëz që kritikojnë moshën e Alonsos, por ja si përgjigjet ai.

“Sa i takon karrierës sime personale, disa persona thonë se jam i vjetër? Sigurisht, 34 vjecarët kanë një rënie, por unë them se 20 vjecar s’kam qenë i shpejtë, nuk jam as tani.

Nuk do ndryshoj ndaj dhe mendoj se mosha nuk ndikon, është vetëm një numër. Disa lojtar janë të vjetër që 28 dhe të tjerë duken të rinj edhe 36. Unë ndihem mirë, për këtë arsye luaj në nivele të larta, ndryshe s’do të isha këtu.”

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.