Xavi Hernandez shënon në debutim për Al Sadd (Video)

0
SHPËRNDAJE

xaviXavi Hernandez duket se nuk e ka humbur ende klasin pavarësisht moshës së tij 35 vjeçare. Mesfushori spanjoll ka debutuar me skuadrën e tij Al Sadd dhe me të cilën ka shënuar një gol fantastik nga goditja e dënimit duke e nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij në Katar. Ndryshe nga ç’është mësuar spanjolli me tifozeri të shumtë në stadium, kësaj here tifozët ishin të paktë në numër duke qenë se interesi për futbollin në Katar sapo ka filluar të rritet dhe ky sport nuk ka marrë ende zhvillimin e duhur.

Në vijim ju sjellim videon e golit të ish mesfushorit të Barcelonës:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.