Xhaka eliminon Xhakën, kualifikohet Hysaj (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Asnjë shans për Taulant Xhakën e Basel që të sigurojë vendin e tretë në grup e për të kaluar kësisoj në Ligen e Europës pasi Arsenal ku luan i vëllai, Granit Xhaka, e mund jo pak por 1-4 brenda në Zvicër. Të dy vëllezërit luajtën titullarë por ekipi anglez ishte dukshëm superior që nga fillimi i ndeshjes gjë që reflektohet lehtësisht edhe nga rezultati.

Ndryshe ka qenë mbrëmja për mbrojtësin Elseid Hysaj i cili ka dalë fitues 1-2 me Napolin në Portugali ndaj Benfikës. Golat e bukur të Callejon dhe Mertens i kanë siguruar ekipit italian vendin e parë në grup. Pavarësisht humbjes edhe Benfika kalon më tej duke qenë se Besiktas u shkërrmoq në Kiev ndaj Dinamos me rezultatin 6-0.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.