Xhaka i thotë “jo” transferimit te Bayern

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Granit Xhaka guxon të refuzojë Bajernin e Mynihut, duke deklaruar se për momentin nuk mendon të ndërrojë skuadër. Pas tre vitesh në Bundesligën gjermane te Borussia e Monchengladbach-ut, mesfushori ka bërë të flitet shumë për të. Madje, pikërisht Bayerni po mendon për një afrim të mundshëm të 22-vjecarit, që shprehet: “Sigurisht, jam i nderuar nga një interesimi i një klubi si Bayern. Por tani për tani, një transferim nuk është në planet e mia. Kam firmosur një kontratë deri në vitin 2019-të me klubin aktual, prandaj nuk dua të largohem tani”.
Sezoni i fundit rezultoi i suksesshëm për 22-vjeçarin, pasi skuadra arriti të siguronte edhe vendin e tretë, që mundëson kualifikueset për në Champions League. Pikërisht për këtë Xhaka e sheh Borussian si një klub në rritje dhe e konsideron ndër skuadrat më të forta të Bundesligës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.