Xhaka mungon për Baselin. Zvicerianët kundërshtarët e mundshëm të korçarëve në play-off

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLegjionarët/ Taulant Xhaka do të jetë mungesa e madhe për ekipin e Basel në mbrëmjen e sotme përballë polakëve të Lech Poznan. Ndeshja e parë e vlefshme për raundin e tretë të Champions League përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të zvicerianëve, dhe takimi i kthimit mund të jetë sa për formalitet. Trajneri nuk do të ketë shërbimet e mbrojtësit shqiptar i cili në ndeshjen e parë u ndëshkua me karton të kuq. Xhaka do t’a ndjekë këtë takim nga tribuna, ndërkohë që Basel mund të jetë kundërshtari i rradhës i Skënderbeut në Champions League, nëse të dy ekipet do të mbrojnë rezultatin e ndeshjeve të para.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.