Xhaka: Të mërzitur, por të fitojmë me Serbinë!

0
SHPËRNDAJE

457064294
457064294

“Besoj se ata patën shanset e tyre, por edhe ne patëm tonat. Megjithatë si përfundim Portugalia u tregua më konkrete, duke merituar fitoren. Ky është futbolli dhe duhet të shohim përpara në ndeshjen kundër Serbisë”. Taulant Xhaka, megjithëse gjatë 90 minutave ishte një luftar i vërtetë, si përfundim duket se i ka dhënë meritat kundërshtarit. Ndonëse i mërzitur, ai mundohet të ngushëllohet me faktin që në dy ndeshjet e radhës duhen patjetër fitore: “Kundër serbëve do të japim maksimumin dhe do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Nëse e arrijmë këtë, atëherë jemi të kualifikuar. Duhet të shikojmë vetëm përpara. Ishallah e don Zoti dhe fitojmë”. I ngacmuar mbi fakti që Ronaldo nuk u pa thuajse fare në fushë, Xhaka përgjigjet: “Ronaldon e dimë të gjithë se çfarë lojtari është. Një nga më të mirët në botë, Por sot e ka pasur të vështirë kundër nesh. Krejt ekipet në botë e kanë të vështirë me Shqipërinë. Pavarësisht se me rezultatin e sotmë nuk jemi fare të kënaqur. Do t’i shikojmë të gjitha këto gabimet e kryera sot, duke i korrigjuar bashkë me trajnerin për ndeshjet e ardhshme”.

11181629_962099383851526_8318815928715515033_n
Si mund ta largojmë mallkimin e minutave të fundit? “Jemi ekip shumë i ri. Luftojmë për njëri-tjetrin. në dy lojrat e ardhshme nuk do të ndodhë më. Nëse fitojmë me Serbinë shkojmë direkt në Francë. S’ka përse ta përzijmë me poltikë. Ne do t’i mundim me futboll e kështu do t’ia mbyllim gojën”, ka përfunduar Xhaka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.