Xhanluixhi Donaruma rikthehet në Milano sikur të mos kishte ndodhur asgjë…

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Xhanluixhi Donaruma zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Milanin, ndërkohë që ai ka dalë para medieve, duke dhënë folur në lidhje me firmosjen e kontratës së re.

“Jam i kënaqur që jam këtu. Nuk mund të ketë emocion më të madh, sepse

unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Milanit”, tha fillimisht portieri 18-vjeçar, që më pas u kërkon falje tifozëve .

“Më vjen keq që ata u ndjenë të tradhtuar, nuk ishte qëllimi im. Gjatë këtyre muajve janë thënë shumë të pavërteta. U kërkoj falje atyre dhe shpresoj të kthehet gjithçka si më parë”.

Një nga kushtet e rinovimit ishte edhe afrimi në skuadër i Antonio Donarumës, vëllait të talentit të Milanit dhe për këtë ai është shumë i lumtur.

“Jam shumë i lidhur me të dhe shumë i lumtur që është këtu. Është një ëndërr që është këtu me mua”.

Në fund Donaruma flet edhe për Montelën: “E falënderoj për besimin që më ka dhënë gjithmonë. Jemi një grup i mirë dhe shpresojmë të bëjmë një sezon të mirë. Tifozëve u them se do bëj gjithçka për këtë fanellë dhe që të jenë pranë nesh, sepse ata janë forca jonë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.