Xhejms, “fëmija” kthehet në kopështin e tij

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Skënderbeut do të përballet me Lacin në javën e 24-t të Kategorisë Superiore. E vecanta e këtij takimi në planin personal është rikthimi i nigerianit Xhejms në qytetin e Lacit, aty ku u aktivizua për disa sezone duke shënuar edhe gola dhe duke qenë një lojtar vendimtar për skuadrën kurbinase, derisa kaloj në janar të 2016 në rradhët e Skënderbeut të Korcës për të filluar një karrier të re.

Xhejms me fanellën e Laçit
Xhejms me fanellën e Laçit

Xhejms është disi i favorizuar për këtë sfidë, pasi është si ai “fëmijë” i vogël që kthehet pas një kohe të shkurtër në kopështin e tij, aty ku ruan shumë kujtime. Padyshim Xhejms i njeh mjaftë mirë sekretet e kopështit të tij, ai di mjaftë mirë ku janë “lodrat” e preferuara. Por në të njëjtën kohë edhe Laci e njeh ish-lojtarin e tij dhe ia di pikat e forta dhe të dobëta të tij.skenderbeu

Për të kuptuar më mirë a do të jetë Xhejms ndëshkuesi i Lacit apo Laci do të arrijë ta neutralizoj, na duhet të presim 90 minutat e sfidës midis dy skuadrave respektive. Xhejms padyshim është një nga pikat më të forta të Skënderbeut, por mos harrojmë se në krah tij është një “gjahtar” i vjetër si Salihi…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.