Xhejms, “këmba e artë” e Laçit

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Laçit ka vazhduar serinë e rezultatëve pozitive. Pas 3 barazimeve, për të besuarit e Armando Cungut erdhën edhe 2 fitore rradhazi ndaj Bylisit dhe Vllaznisë. Laçi në kuotën e 9 pikëve, kundrejtë 15 të Skënderbeut kryesues. Laçianët janë gjithnjë një “kockë e fortë” në kampionatin tonë, madje duke vendosur edhe fatet e tij. Ndërkohë që pa i hequr meritat lojtarëve të tjerë, duket se “këmba e artë” e këtij Laçi mbetet pikërisht nigeriani Xhejms. Një lojtar i spikatur në vijën e parë të sulmit. Goli i tij i dha fitoren ndaj Vllanisë bardhezinjëve. Por sigurisht kontributi i tij ka qenë evident edhe në sfida të tjera, si ndaj Tiranës që shënoi golin e avantazhit, që u thye vetëm nga një perplë e Karabecit në fundin e sfidës, por ishte sërish Xhejms që hapi rrugën e golave ndaj Bylisit dhe më pas dopieta e Metos i dha fitoren kurbinasve ndaj skuadrës ballshiote. Të shohim nëse Xhejms do të jetë sërish “këmba e artë” e laçianëve ndaj kryesuesve të Skënderbeut. Sfidë që pritet të jetë tepër e rivalizuar për vetë forcën reale të të dyja skuadrave në kampionatin e 77 kombëtare të futbollit.
laci3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.