Xherdan Shaqiri “shpërthen” kundra Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

xh.sh

Xhardan Shaqiri, futbollisti shqiptar që është pjesë e Kombëtares zviceriane dhe në të njëjtën kohë luan për Stoke City në Premier League ka shpërthyer në intervistën e dhënë për gazetën e madhe zviceriane “Blick”. Ai ka folur për karrierën e tij dhe për faktin se etiketimi “tradhtar” është I pabazë pasi Federata Shqiptare e Futbollit nuk u interesua asnjëherë për të, deri në moshën 18vjeçare.

Përballja me Kombëtaren tonë shqiptare është bërë një temë pikante dhe në Zvicër pasi konsiderohet si një derbi mes shqiptarësh për shkak të numrit të madh të futbollistëve shqiptarë.

Ai nuk është prenoncuar shumë për këtë temë gjithsesi ndër të tjera ka thënë: “Sigurisht që nuk e doja Shqiperine ne grup ne EURO 2016, por kryesisht sepse do të kishte qenë më emocionuese, nëse do të luanim me një kundërshtar të ri. Me Shqipërinë e dimë se çfarë na pret. Natyrisht, në atë ndeshje, familja do më mbështesë mua. Por, do jetë një ndeshje speciale për të gjithë. Gjithsesi, unë distancohem pak nga kjo temë”, ka thënë Shaqiri.

“Mua Shqipëria nuk më ka thirrur një herë, ndoshta ngaqë atëherë nuk më njihte. Kur isha me Zvicrën U-18, ata nuk më njihnin. Më pas, kur isha pjesë e Zvicrës, atëherë kjo u bë temë diskutimi në Shqipëri”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.