Xherdan Shaqiri transferohet në Angli

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Xherdan Shaqiri largohet nga Inter, dhe ekipi i tij i ri do të jetë Stoke City. Mesfushori nga Kosova tashmë ka kryer vizita mjekësore tek klubi anglez dhe firma pritet të hidhet mbi kontratë orët ne vijim. Shaqiri ishte i pranishëm dje në “Britannia Stadium” ku Stoke humbi përballë Liverpulit, dhe kjo vizitë në Angli duket se ka qënë pikërisht për transferimin e tij në ishull. Prej kohësh anglezët kishin bërë një ofertë në drejtim të lojtarit tek klubi italian i Inter e cila kapte shifrat e 17 mln euro, dhe duket se tani zikaltërit kanë rënë dakort për këtë lëvizje. Shkak për këtë transferim mund të jetë bërë edhe injorimi që trajneri Mançini i bëri lojtarit në ndeshjen e fundit miqësore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.