Xhevahir Sukaj gati për derbin ndaj Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Partizani po përgatitet intensivisht për ndeshjen e radhës me Vllazninë, sfidë në të cilën të kuqtë janë të “dënuar” të fitojnë, pasi atij hapi fals me Luftëtarin në transfertë. Gjithashtu rikthehen për këtë sfidë dy lojtarë mjaft të rëndësishëm, mesfushori Lorenc Trashi dhe golashënuesi më i mirë i ekipit Caleb Ekuban, që të dy të pezulluar për sfidën me bluzinjtë.

Mungesa e tyre pati ndikimin e vet në sfidën e fundit, ndërsa tani ata janë gati të japin kontributin e tyre.

Ndërkaq, Xhevahir Sukaj njihet për vlerat e tij, por momentalisht ai nuk është gati të luajë për Partizanin. Pas ndeshjes me gjirokastritet, trajneri Sulejman Starova deklaroi se sulmues do katër deri në gjashtë javë të jetë gati.

Por, sipas “Sport Ekspres”, ka të bëjë me faktin se shkodrani do të jetë gati për derbin, i cili luhet më 18 shkurt, pra pas pak më shumë se dy javësh. Kjo del jashtë çdo lloj parashikimi dhe normalisht i gëzon tifozët, që dëshirojnë ta shohin sa më parë Sukajn në fushë.

Vjet ai arriti të udhëhiqte ekipin me 21 gola të shënuar në kampionat, ndërsa sivjet do të ketë mundësinë të luajë në sulm me Ekuban, një tjetër sulmues shumë cilësor, por do të ketë edhe “asistencën” e Cetkoviç. Gjithsesi duhet parë gradualisht se si do të përparojë sulmuesi në stërvitje.

Starova ia di mirë cilësitë, teksa kujtojmë që edhe vjet në fillim të sezonit sulmuesi nuk ishte në formën më të mirë fizike, por trajneri zgjodhi ta hedhë në fushën e blertë dhe shkodrani ia shpërbleu skuadrës duke shënuar në shtatë ndeshje radhazi. Gjatë kësaj periudhe Xhevahir Sukaj pritet të rrisë parametrat fizike dhe me shumë mundësi do të ketë minuta në derbi, aty ku lojtari do të ketë edhe një motiv më tepër për të kontribuar për skuadrën. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.