Xhevahir Sukaj: Të isha unë, fitonim 4-1 ose 5-1

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Partizanit Xhevahir Sukaj nuk e mbajti premtimin e tij për të shënuar në derbi, jo për shkak të pamundësisë së tij, por për zgjedhjen e trajnerit Sulejman Starova, që nuk e kishte grumbulluar në ekip as ditën e djeshme në derbi. Shkodrani e ka parë ndeshjen nga tribuna VIP.

Ai ka qenë shumë entuziast gjatë golit të dytë dhe ka shpërthyer në momentin e shënimit të golit. Pas ndeshjes ai ka folur “Sport Ekspres”.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe e dyluftuar, më vjen mirë dhe jam i lumtur që bashkëlojtarët e mi fituan dhe arritën të mposhtin Tiranën. Në këtë mënyrë kënaqëm tifozerinë tanë dhe derbi i kryeqytetit vazhdon të mbetet i Partizanit”.

I ngacmuar për faktin se nuk ishte as në këtë ndeshje Sukaj nuk mund të qëndronte larg batutave.

“Pse nuk thoni shumë mirë, pasi nëse do të luaja unë do të fitonim 4 apo 5 me 1”, – shprehet sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.