“Xhevahiri” tjetër i Luftëtarit që ka një ofertë të parefuzueshme

0
SHPËRNDAJE

Edhe pse vetë Dejvi Bregu e mohon, në klubin e Skënderbeut janë të sigurt se kanë blerë kartonin e futbollistit te Luftëtari.

Në fakt, vetë mesfushori i talentuar vlonjat gjatë kësaj periudhe ka qenë në negociata të vazhdueshme me klube jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Austri dhe Qipro.

Matersburgu i ka bërë një ofertë të parefuzueshme, teksa kërkon ta marrë me parametra zero në verë duke qenë se vlonjatit i përfundon kontrata me Luftëtarin.

Një situatë disi e çuditshme, pasi vetë klubet nuk e zyrtarizojnë marrëveshjen për Bregun.

Ndryshe qëndron çështja e Abazajt, i cili ka dalë hapur duke konfirmuar se ka firmosur një marrëveshje me klubin e Skënderbeut. Vlonjati ka thënë vazhdimisht se do të vazhdojë me Luftëtarin dhe se e ardhmja e tij do të mësohet vetëm në muajin maj, kur mbyllet kampionati.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.