Xhevahiri: Zoti nuk është me ata që duan t’a dëmtojnë Sukajn

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Xhevahir Sukaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e djeshme që Partizani arriti ndaj Vllaznisë. Sulmuesi shkodran fitoi dhe ekzekutoi saktë një 11-metërsh që barazoi rezultatin në 1-1 në fundin e pjesës së parë. Pas shumë aludimeve në ishte penallti apo jo, sulmuesi Xhevahir Sukaj ka postuar në profilin e tij në Facebook një deklaratë disi tronditëse për vetë faktin që ai është një djalë Shkodre. Sukaj akuzon se disa lojtarëve të Vllaznisë janë dhënë urdhëra për t’a dëmtuar atë në fushën e lojës, por që sipas tij nuk ja kanë arritur. Ja deklarata e plotë e sulmuesit në “Facebook”:

Rasti që i referohet Sukaj
Rasti që i referohet Sukaj
“Penallti dhe karton i kuq i mohuar. Zoti nuk është me ata që lejnë porosi me dëmtu Sukajn”, – ishin fjalët “bomberit” të Partizanit, që mesa duket nuk e ka kapërdirë dot lehtë faktin që ndaj tij kishte aq shumë ndërhyrje të ashpra dhe të qëllimshme pikërisht në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Ai për më tepër shprehet se këto kanë qënë indicje të disa personave të tjerë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.