Xhimshiti: Shqipërinë e zgjodha me zemër! Sikur të shënoja me danezët…

0
SHPËRNDAJE

Nga shqiptarët që luajnë në Zvicër, ai është më i panjohuri. Fundja, e ka për herë të parë edhe grumbullimin në Kombëtare. Mirëpo, Berat Xhimshiti, 22 vjeç. pavarësisht se ka lindur në Zvicër, shqipen e flet rrjedhshëm. “Gjuhën shqipe e kam mësuar për faktin se prindërit i kam shqiptarë dhe jam rritur me gjuhën shqipe, prandaj ka qenë e pashmangshme të mos e mësoj”. Për më tepër ka gjetur ngrohtësi në gjirin e kuqezinjve: “Ndihem shumë mirë me të gjithë djemtë që kemi në skuadër. Disa i njoh prej kampionatit zviceran. Të tjerët jam duke i njohur dhe më vjen mirë që gjen këtu”, thotë nga grumbullimi i Kombëtares, në deklaratën e tij të parë si kuqezi për emisionin “Opinion”.
xhimsNdërkohë nuk dëshiron të paragjykojë kosovarët, të cilët kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën, teksa shprehet: “”Mendoj se kanë marrë vendim vetë. Unë kam marrë vendimin për të luajtur me Shqipërinë, ata për Zvicrën. Do të thoja se edhe unë kam pasur bisedime me Zvicrën, por vendosa të luaj me Shqipërinë”. Xhimshiti është një nga kandidatët për të luajtur menjëherë në formacionin anti-Danimarkë. Megjithëse më shumë njihet për aftësitë e tij mbrojtëse, shpesh s’ka kursyer as golat. Kujt do t’ia dedikonte, nëse do t’i jepej rasti të shënonte
“Në radhë të parë të shohim nëse do të jem në fushë. Pastaj, nëse trajneri do të vendosë të më aktivizojë, unë premtoj se do të jap 100% në fushë nëse luaj. Kurse nëse shënoj, golin do t’ia dedikoja familjes time”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.