Xhirona e “Katalunjës” mposht Realin e Madridit

0
SHPËRNDAJE

La Liga/ Autoritetet spanjolle, sikurse dihet, i kanë shkarkuar të gjitha autoritetet katalonjase rajonale, përfshi edhe kryeministrin e qeverisë së krahinës, deri tani autonome, të Katalonjës, Karles Puçdemon, por kjo masë radikale nuk e pengoi këtë të fundit që të komentone fitoren e madhe të Xhironës kundër Realit të Madridit, kampion aktual i Primerës dhe të Evropës. Ky ekip katalonjas fitoi, papritur, 2-1, në fushën e vet, ndaj Realit dhe, në mënyrë eksprese, pasuan urimet edhe nga lideri krenar i Katalonjës, Puçdemon:

“Fitorja e madhe mbi Realin e Madridit, pikërisht, ditën e Shën Narsisit, mbrojtësit të Xhironës, është një sukses i jashtëzakonshëm. E përshëndes ekipin dhe i uroj atij suksese të tjera në të ardhmen. Kjo fitore le t’i shërbejë atij si një orientim kryesor në shumë situata të tjera në të ardhmen”, shkroi Puçdemoni në rrjetet sociale.

Xhirona u bë ekipi i parë i Primerës që i shkakton disfatë Realit të Madridit, duke i ndërprerë atij serinë prej 13 fitoresh jashtë fushës së vet.

Girona – Real Madrid 2-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.