Yjet e falimentuar të NBA: nga Pippen te Iverson, $570 milionë të hedhur në kosh

0
SHPËRNDAJE

scottie-pippen-1996-bulls
Pippen me Jordan dhe Rodman, Bullsat e famshëm të vitit 1996

Scottie Pippen – Me siguri ndër më të famshmit lojtar i talentuar që nga Michael Jordan në atë Chicago Bulls të lavdishëm, ka fituar gjashtë tituj të NBA në mes të viteve 1991 dhe 1998: 7 herë All-Star (gjithashtu ishte MVP në vitin 1994), thuhet se ka çuar dëm 120 milionë dollarë në investime të këqija, duke përfshirë 4 milionë për një avion privat që kurrë nuk ka fluturuar. Disa para gjithsesi i mbetën.

Latrell Sprewell – Katër herë All-Star, në vitin 1994 u bë pjesë e ekipit ideal të NBA kur ishte ende me Warriors, të cilët pastaj e dëbuan pasi sulmoi fizikisht trajnerin duke merituar një pezullim prej 68 ndeshjesh nga liga. U rikthye me New York Knicks duke arritur në finale, por karriera e tij përfundoi në vitin 2005, pasi refuzoi kontratën trevjeçare prej 21 milionë dollarësh me Minesota. “Kam familje për të ushqyer”, tha atëherë Sprewell. Gjatë karrierës së tij fitoi 96 milionë, por i shpërdoroi keqaz dhe ju desh të shiste një jaht dhe një vilë prej $295,000 për të paguar borxhet.

Allen Iverson – E quanin “Përgjigja”, por historia e tij, më shumë se përgjigje, lë pas dyshime. “Problemet e mia financiare janë vetëm një mit.” Megjithatë, ishte vetë Iverson që i çirrej gruas së tij në gjyq gjatë seancës së divorcit duke i thënë se “nuk kishin të holla as për një hamburger me djathë.” Ndoshta shtirej sepse kishte fituar 155 milionë në karrierë dhe këto çirrje në të vërtetë dukeshin të ekzagjeruara. Ndër veset e tij të shtrenjta ka pasur klubet e striptizmit dhe netët jashtë por nuk e kanë penguar të bëhet deri 4 herë shënuesi më i mirë si dhe MVP i sezonit të rregullt në vitin 2001.

Shawn Kemp – Numri i grumbullimeve në All Star Game i koinçidon për ironi, me atë të femrave me të cilat ka fëmijë: gjashtë. “Sundimtari”, ka patur vështirësi për të mbrojtur pasuritë e tij që ju desh ti ndajë në mes të fëmijëve të shumtë, shtatë djem e detyruan atë të shpenzojë $92.000.000 të fituara në një karrierë pa unaza kampioni, por finalist në 1996 kundër Michael Jordan. Kemp ka hapur një bar në Seattle, qyteti që i dha atij famë, dhe ky është bërë burimi i tij i vetëm i jetesës.

Antoine Walker – Fitoi $110.000.000 me kontrata vetëm në NBA para se të shpallte falimentimin në vitin 2010, me 8 milionë dollarë borxhe. Kishte një ves të keq: kumarin. Mbante të punësuar rreth vetes 70 njerëz, kishte 2 Bentley, dy Mercedesë, një Rovers Gama, një Escalade Cadillac, një Hammer dhe një Maybach. Ju konfiskuan kartat e kreditit, si dhe ju desh të shiste edhe unazën e kampionatit të fituar me Miami Heat në vitin 2006 për të likujduar deri diku borxhet.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.