Ylber Ramadani shkon ne Danimarke

0
SHPËRNDAJE
loading...

Pas një super sezoni në aspektin personal, Ylber Ramadani nuk do të jetë pjesë e Partizanit. Mesfushori 21-vjeçar është larguar nga të kuqtë për t’u transfeuar në Danimarkë me skuadrën e Velje KB, ku ka firmosur për dy vite me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Shifrat e këtij transferimi mësohet se kapin vlerën e 200 mijë eurove, të cilat do të shkojnë në arkat e Partizanit. Ylber Ramadani erdhi te Partizani në merkaton e janarit në sezonin e kaluar, ku ndeshje pas ndeshje arriti ti bindë të gjithë për aftësitë e tij.

Ti mesfushori 21-vjeçar që spikati me talentin e tij në mesin e fushës, ka zgjedhur të vijojë aventurën në ligën e dytë daneze me ekipin e Veljes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU