Ylli bavarez refuzon Brazilin

0
SHPËRNDAJE

rafinha

Jo vetëm Shqipëria ka probleme me refuzimet, por edhe nje kombëtare e madhe si Brazili po i ndodh ky fenomen.

Diego Costa zgjodhi Spanjën, Thiago Motta dhe Eder Italinë ndërsa edhe Rafinha vendosi t’i thotë jo Seleçaos.
Futbollisti i Bajernit të Mynihut ishte grumbulluar nga trajneri i Brazilit, Carlos Dunga për ndeshjet kundër Kilit dhe Venezuelës, për kualifikueset e Botërorit 2018.

Ai vendosi të refuzojë ftesën, pasi sic ka shpjeguar në një letër zyrtare që i ka dërguar Federatës Braziliane të Futbollit duke qenë se nuk është një lojtar që grumbullohet rregullisht me pëfaqësuesen dhe nuk bën pjesë ndër zgjedhjet e para të trajnerit në rolin e tij, ka vendosur të mos t’i përgjigjet më Brazilit.

Sic bën të ditur Federata Braziliane, Rafinha synon të marrë nënshtetësinë Gjermane, duke qenë se me përjashtim të eksperiencës në Itali në sezonin 2010-2011 te Genoa futbollisti luan dhe jeton në Gjermani që nga 2005, kur Schalke e bleu nga Gremio

S'KA KOMENTE

Comments are closed.