Ylli i Barcelonë-s përdor ironinë: Ose tek Manchesteri ose tek Eibari…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ylli i Barcelona-s ka sugjeruar se ai mund të jetë i tunduar nga një largim nga “Camp Nou” në të ardhmen për t’u transferuar tek Manchester United ose Eibar! Braziliani është përfolur shpesh në 18 muajt e fundit për një transferim te “Djajtë e Kuq”, pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me katalanasit tetorin e kaluar. menaxheri i sulmuesit, Wagner Ribeiro, ka thënë shtatorin e kaluar se ai është tunduar nga ofertat e United dhe Paris Saint-Germain, që sipas zërave të merkatos janë të gatshme të paguajnë deri në 190 milionë euro.

Spekulimet për një transferim të mundshëm tek United vazhdojnë akoma, pavarësisht se Jose Mourinho ka thënë se do të ishte absurde për United të provonte ta merrte Neymar. Por ky i fundit ka pranuar se nuk mund të japë garanci në lidhje me të ardhmen e tij për një periudhë afatgjatë. I pyetur në lidhje me këtë, Neymar ka thënë se: “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen. Jam shum i lumtur për momentin, por gjithçka mund të ndodhë”. I pyetur nëse mund të transferohet tek United një ditë, ai tha: “Po… ose Eibar!”. Në ditët e kaluara Neymar ka thënë se sezoni 2017-18 do të jetë më i rëndësishmi i karrierës së tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU