Ylli i mbrëmbjes…

0
SHPËRNDAJE

latifi-kalon-shqip-euml-rin-euml-n-euml-ep-euml-rsi-video_hd-780x439Liridon Latifi, mesfushori me tipare sulmuese i Skënderbeut, pavarësisht se nuk shënoj, ka qenë njëriu i ndeshjes përball Hungarisë në “Elbasan Arena”, aty ku kuqezinjtë 21-vjecar të drejtuar nga Redi Jupi, arritën një fitore të madhe. Kjo fitore na mban në vendin e dytë në kuotën e 12 pikëve.

imageNdeshja në pjesën e dytë pati tri gola. Në fillim kaluan në avantazh dhe më pas shënoj në fillim Manaj dhe më pas Prenga duke marrë një fitore që fshiu edhe ata barazim 0-0 ndaj Greqisë ku nuk munguan kritikat ndaj kuqezinjëve të vegjël dhe trajnerit Jupi.

Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21
Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21

Ndërkohë që Liridon Latifi mund të quhet ylli i mbrëmbjes, pasi jo vetëm që ishte ndër më të mirët në fushën e blertë, por me asistet e tij ndryshoi rrjedhën e takimit. Asisti tek goli i parë ishte mjatë i saktë dhe i bukur, për më tepër Latifi i gjeti kohën dhe momentin e duhur atij pasimi të artë për Manaj. 2 minuta më vonë sërish Latifi shërbeu për Lacin, por që fatkeqësisht fare pran portës mike nuk arriti të shënoj. Për lojtari i Skënderbeut se mbylli me kaq natën, për të vendosur “qershinë për mbi tortë” mendoj ai asist fantastic për Prengën në golin e fitores.

Ajo që u diskutua pas ndeshjes së kaluar, kur individualitetet e kuqezinjëve të vegjël duhet të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin që të jenë të suksesshëm, më shumë se sa ne e ka kërkuar trajneri Jupi që pësimet e ndeshjes ndaj Greqisë i konvertoi në mësime të mira ndaj Hungarisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.