Ylli Shameti: Do i amrrim ndeshjet një e nga një si të jenë finale

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Kukësi ka fituar jo pa vështirësi në javën e 27-të të Superiores. 3-2 ka qenë rezultati i fiksuar ndaj Lufëtarit, në “Zeqir Ymeri”, ku për vendësit ka shënuar edhe një gjirokastrit. Fjala është për Ylli Shametin. Ky i fundit, për mikrofonin e “Supersport”, do ta analizonte kështu situatën aktuale në kampionat, ku Kukësi bashkëkryeson me Partizanin:

“Fitore e vështirë, por me shumë vlerë, ajo që morëm ndaj Luftëtarit. Gol me vlerë edhe ai që shënova unë, sepse i hapi rrugën fitores. Ishte goli i parë për mua në këtë kampionat dhe e kërkova me shumë dëshirë. Erdhi kundër skuadrës time të vendlindjes, por prej katër sezonesh përfaqësoj fanellën e Kukësit, kështu që nuk kam asnjë pishman. Jemi profesionistë në fushë dhe do të mundohem të shënoj e ta ndihmoj ekipin tim në çdo ndeshje. Duke e ditur që janë javët e fundit të kampionatit dhe synimi është titulli kampion, çdo ndeshje është e vështirë. Për më tepër që përballë kishim një skuadër, e cila nuk kishte çfarë të humbiste. Pra, presioni ishte mbi ne. Logjikisht, kjo shkakton emocione negative, por besoj se të gjitha janë pjesë e futbollit. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë përpara. Dua të nënvizoj faktin se ky ekip është ndërtuar për ta fituar titullin. 27 javë pa pësuar humbje janë një tregues tejet domethënës në këtë drejtim. Kjo dëshmon forcën tonë. Ka mbetur të luhet edhe faza e katërt, pra 9 ndeshje, të cilat duhen përgatitur një e nga një, si të jenë finale.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.