Ylli Shameti në fushë me gjilpër për Kukësin e tij

0
SHPËRNDAJE

12042260_10205890333035492_1101910834_n
Kemba e demtuar e Ylli Shametit

Mbrojtësi gjirokastrit Ylli Shameti duket se do të jetë në fushën e blertë sot përballë Partizanit. Rëndësia e kësaj sfide, por edhe mungesa e Renato Malotës së pezulluar, janë disa faktor që ndikojnë në rikthimin e detyruar të Shametit. Për këtë arsye edhe vetë lojtari ka vendosur të bëjë një sakrificë. Do të luaj vetëm me injeksion në këmbën e tij. Stafi mjekësor Pertef dhe Perli Rusi kanë bërë një punë voluminoze gjatë javës për rekuperimin e mbrojtësit. Antiobiotik, gjilpëra për problemin e krijuar në këmbën e lojtarit, një fllusk e krijuar, për të cilën është bërë edhe një intervent i lehtë kirurgjikal në Spitalin Ushtarak tek doktor Tajar Asqeri, kirurg i njohur. Sot përpara sfidës sërish Shameti do të kryej një injeksion me qëllimin mpierjen e këmbës që të mos ndjejë gjë gjatë zhvillimit të ndeshjes. 11888019_10205718842628339_7754768058480305894_n

Përkrah tij në qendër të mbrojtes mund të rreshtohet Franc Veliu, i cili ende nuk ka formën e duhur fizike, por që me ekperiencën e tij mund të ndihmoj skuadrën në një rezultat pozitiv.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.