Ylli tjetër i Barcelonës rinovon kontratën, klauzolë e çmendur për largimi

0
SHPËRNDAJE

Barcelona ka bërë zyrtare ditën e sotme rinovimin me mbrojtësin Gerard Pike, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Lojtari dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për një kontratë të re deri në vitin 2022.Në këtë kontratë bie në sy klauzola që Barcelona i ka vënë lojtarit, prej 500 milion eurosh, që është një shifër e padëgjuar më parë për një mbrojtës. Duket se Barcelona ka mësuar nga gabimet ë së shkuarës, kur gjatë verës PSG pagoi klauzolën e yllit brazilian, Nejmar.

Pike është ndër lojtarët më të vjetër të ekipit katalunas, pasi ndodhet në ekip që prej vitit 2008, kur u transferuarnga Mançester Junajtid. Ai është një lojtar i dalë nga akademia dhe njihet si një personalitet që lobon shpesh për çështjen e pavarësisë së Katalonjës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.