Zahavi: Shfrytëzuam momentin kur kishim superioritet numerik

0
SHPËRNDAJE

eran-zahaviPas ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori me tipare sulmuese i Izraelit, Eran Zahavi, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetares Vilma Masha, u shpreh se izraelitët shfrytëzuan momentin kur ishin në superioritet numerik.

“E shfrytëzuam momentin kur kishim superioritet numerik, por nuk e kishim të lehtë ndaj Shqipërisë. Ndeshja ishte e hapur, por pas lojtarit të dytë që doli me të kuq, e menaxhuam mirë lojën. Megjithatë ndeshja mund të përfundonte dhe ndryshe. Kemi shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të shohim të marrim rezultate të mira. Shpresoj të mbetemi në këtë pozicion”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni dhe mesfushor i Izraelit, Eran Zahavi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.