Zamparini : Milani e donte me çdo kusht Dybalan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

dybala

Presidenti i Palermos Maurizio Zamparini ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me transferimin e Paulo Dybalas te Juventus. Zamparini sqaron se tre skuadra : Milan, Inter dhe Juventus kishin arritur të ofronin të njëjtën shifër për Dybalan, 40 milionë euro por në fund lojtari zgjodhi bardhezinjtë.

“Berlusconi e donte Dybalan me çdo kusht, oferta ishte prej 40 milionë eurosh, më e mirë se ajo e Juventusit që ofronte 32 milionë + 8 bonuse. I thashë Gallianit që të fliste me lojtarin dhe agjentin e tij por ata zgjodhën Juven. Edhe Interi ishte i interesuar për lojtarin por ata kërkonin një mënyrë pagese që nuk do e kisha pranuar kurrsesi.” – u shpreh presidenti i klubit siçilian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.