Zani: Laçi mbijeton, nuk e diskutojmë aspak

0
SHPËRNDAJE

zaniZv/trajneri i Laçit, Ylber Zani, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se Laçi do të mbijetojë dhe se këtë objektiv nuk e diskutojnë aspak.

“Nuk na shkon mendja që mund të rrezikojmë mbijetesën. Sot ishte një takim që e filluam keq duke pësuar gol dhe nuk arritëm në momente të veçanta të dilnim në lojën tonë. Për këtë shkak erdhi dhe pësimi i golit të dytë. Ekipi është ende i ri dhe është e vështirë që të rekuperojë më pas një disavantazh prej dy golash”,-mbylli prononcimin e tij, zv/trajneri i Laçit, Ylber Zani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.