Zani: Luajtëm një ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ylber-zaniZv/trajneri i Laçit, Ylber Zani, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se zhvilluan një ndeshje të mirë, por u ndikuan shumë edhe nga mungesat.

“Luajtëm një ndeshje të mirë, përtej rezultatit, që natyrisht nuk quhet i mirë. Megjithatë, përballë një Skënderbeu me vlera bëmë më të mirën, pasi ishim me 6 mungesa dhe humbëm lojtarë edhe gjatë ndeshjes.”

“Bëmë maksimumin, duke parë gjendjen që ka Laçi dhe nivelin e kundërshtarit. Loja ra ndjeshëm në mesfushë, pas zëvendësimeve të detyruara, ndaj humbja minimale ishte maksimumi që mund të bënim.”

“Faton Toski është ende i dëmtuar, të shohim për ndeshjen e radhës, sepse kemi edhe lojtarë të tjerë që mungojnë, si Shala, Taubate e lojtarë të tjerë”,-mbylli prononcimin e tij, zv/trajneri i Laçit, Ylber Zani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.