Zbardhet renditja. Sadiku lojtari më i mirë në Poloni

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Edhe pse Armando Sadiku është i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, madje sot doli edhe në konferenë shtypi në Hotel “Tirana International”, lajmet për të nuk pushojnë në Poloni.

Sulmuesi shqiptar i Legias së Varshavës rezulton futbollisti më produktiv që po aktivizohet për momentin në Poloni në sezonin 2017-2018.

Klasifikimi merr për bazë paraqitjet e lojtarëve në Ekstraklasa (Superliga Polake), Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, Kupën e Polonisë dhe Superkupën e Polonisë.

Armando Sadiku dhe Michal Kucharczyk janë shënuar më shumë gola: nga 4, dhe të dy kanë dhënë nga 2 asist, por nëse polaku Kucharzcyk, po i Legias së Varshavës i ka realizuar këto në 12 ndeshje dhe 778 minuta lojë, elbasanasi i ka arritur në 11 ndeshje dhe 568 minuta aktivizim.

Sadiku ka shënusr dy gola në kampionat, një në Ligën e Kampioneve dhe një Ligën e Europës.

Ja dhe lista e plotë sipas portalit polak Legionisci.com:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.