Zbrazet Gjika: Ah çbëra që të zgjidha ty

0
SHPËRNDAJE


Shpëtim Gjika, ish-president (si kryetar bashkie) i Flamurtarit, ka reaguar përmes një mesazhi, ku nënvizon se situata e nderë e ekipit vlonjat të futbollit nuk vjen nga borxhet e papaguara, por nga mosmarrja e rrogave nga janari e këtej, si dhe nga gabimi që u bë në kohën e tij me përgjedhje si administrator të Sinan Idrizit:
“Përshëndetje të dashur miq dhe “armiq” të Flamurtarit! Ka një kohë relativisht të gjatë, kur Flamurtari po përpëlitet në agoni! Agoni sportive dhe financiare. Gjatë gjithë kësaj kohe jam kritikuar, anatemuar dhe bombarduar me shpifje dhe akuza.

Për të mos rënduar situatën dhe për të mos ngjallur polemika, kam heshtur dhe do të vazhdoj të hesht, derisa kampionati të japë verdiktin në fushën e lojës për qëndrimin në Superligë të Flamurtarit. Deri atëherë ftoj këdo, që të bëhet pjesë konstruktive për shëndoshjen e situatës në ekip. E ftoj administratorin të ulë tonet, të qetësohet dhe të ç’tensionojë situaten me ekipin, stafin, tifozët dhe drejtuesit e federatës. Kemi kohë plot, pasi të shpëtojë Flamurtari, që t’i bëjmë “gjyqin” njëri-tjetrit! Do të kemi kohë plot t’i themi faktet dhe të vërtetat e kësaj situate. Deri atëherë, me shpresë dhe besimplotë që Flamurtari do të mbetet në elitën e futbollit shqiptar, do të them vetëm kaq për momentin: Arsyeja e vërtetë e situatës aktuale të ekipit nuk janë “borxhet e papaguara”, por mungesa e pagesave dhe likujdimit financiar të lojtarëve të Flamurtarit prej muajit janar e në vazhdim!

Ti administrator duhet të nxjerrësh një sy, që une dhe këshilli bashkiak të zgjodhëm në krye të Flamurtarit, ndërsa unë duhet t’i nxjerr të dy sytë e mi, që të përzgjodha ty. Megjithëse e verteta është që për Flamurtarin janë përzgjedhur në atë kohë dy kompanitë e tjera (Murati dhe Nerveja), ti vetëm si përfaqësues i tyre. Ty të përzgjodhëm për të “ndertuar” stadiumin e ri modern, paketën “Vlora Sport” dhe Akademinë e Flamurtarit, si ato të Groningenit. Premtime që shpresoj t’i mbash në të ardhmen. Fitore të shtunën për Flamurtarin, suksese në vazhdimësi!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.