Zbritje pikësh për Flamurtarin? Reagon klubi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari - Bylis
Flamurtari – Bylis

Deklarata e Flamurtarit në faqen zyrtare në facebook:

Flamurtari Football Club është njohur nga portalet online me një lajm të rremë, sipas të cilit klubi është denuar nga FIFA me heqjen e tre pikëve.

Me anë të kësaj deklarate zyrtare Flamurtari F.C përgënjeshtron këtë lajm, dënon me ashpërsi sulmin mediatik ndaj tij, në periudhë merkatoje dhe kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit, të heq dorë nga dy standartet , ku nga njëra anë për klube që turpërojnë imazhin e futbollit Shqiptar në arenën ndërkombëtare, dokumentat zyrtare plurosen në sirtaret e saj, ndërsa për cështjet e Flamurtari F.C dokumentat zyrtare bëhen publike për interesa të segmenteve mediokre pranë saj.

Sqarojmë tifozët tanë dhe opinionin publik se për cështjen e ish lojtarit Nikoloz Gelashvili, është arritur një marrëveshje për zgjidhje me konsensus.

Gjithashtu bejmë me dije se nuk ka cështje Popkhadze dhe se të gjitha cështjet e ish lojtarëve tashme janë arkivuar.

Presidenti Idrizi ka kryer të gjitha pagesat për keto cështje, pavaresisht nëse I takonin apo jo.

Të gjitha këto tymnaja mediatike si kunder edhe për cështjen e lojtarit Danilo Alvesh, nuk kërkojnë gjë tjetër përvec se të prishin imazhin e Flamurtari Football Club .

Sa më siper,i kërkojmë FSHF-së, segmenteve dhe individëve dashakeqës, të heqin dorë nga këto sulme të kota dhe të pavërteta në të kundërt do të marrim të gjitha hapat ligjore, kundër kujdo që do të perpiqet të prish imazhin e Flamurtari Football Club.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.